Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, me homologun kroat do të flasin për bashkëpunimin në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do ta vizitojë nesër Kroacinë. Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq. Për këtë vizitë njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes. Sipas ministrisë, “në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Europën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë”, raporton […]
![Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, me homologun kroat do të flasin për bashkëpunimin në mbrojtje](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656680-maqedonci-neser-ne-vizite-zyrtare-ne-kroaci-me-homologun-kroat-do-te-flasin-per-bashkepunimin-ne-mbrojtje.png)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do ta vizitojë nesër Kroacinë. Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.
Për këtë vizitë njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes.
Sipas ministrisë, “në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Europën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë”, raporton Gazeta Express.
Pritja zyrtare do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë nga ora 10:00.
Pas takimit, ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.