Szunyog takohet me Lladrovcin: Përgëzime për zbatimin e projektit të BE-së për arsim
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se sot e ka vizituar Drenasin dhe është takuar me kryetarin Ramiz Lladrovci. Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se kanë diskutuar për çështjet e qeverisjes lokale. “E përgëzova për zbatimin e një projekti të financuar nga BE-ja që […]
![Szunyog takohet me Lladrovcin: Përgëzime për zbatimin e projektit të BE-së për arsim](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656682-szunyog-takohet-me-lladrovcin-pergezime-per-zbatimin-e-projektit-te-be-se-per-arsim.jpg)
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se sot e ka vizituar Drenasin dhe është takuar me kryetarin Ramiz Lladrovci.
Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se kanë diskutuar për çështjet e qeverisjes lokale.
“E përgëzova për zbatimin e një projekti të financuar nga BE-ja që synon adresimin e nevojave të sistemit arsimor të Kosovës dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies”, ka thënë Szunyog.