Mitsotakis mesazh qeverisë shqiptare për çështjen “Beleri”: Greqia nuk do ta kalojë në heshtje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish për çështjen e Fredi Belerit, i cili ndodhet në paraburgim, duke thënë se ndihet i zhgënjyer nga qeveria shqiptare. Nga Brukseli ai ka thënë se Greqia nuk do ta kalojë në heshtje këtë çështje. Mitsotakis sa the ka informuar kolegët e tij për atë që po ndodh me […] The post Mitsotakis mesazh qeverisë shqiptare për çështjen “Beleri”: Greqia nuk do ta kalojë në heshtje appeared first on Newsbomb Albania.

Mitsotakis mesazh qeverisë shqiptare për çështjen “Beleri”: Greqia nuk do ta kalojë në heshtje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish për çështjen e Fredi Belerit, i cili ndodhet në paraburgim, duke thënë se ndihet i zhgënjyer nga qeveria shqiptare. Nga Brukseli ai ka thënë se Greqia nuk do ta kalojë në heshtje këtë çështje.

Mitsotakis sa the ka informuar kolegët e tij për atë që po ndodh me kryebashkiakun e zgjedhur në Himarë, ku ka shprehur zhgënjimin dhe indinjimin e tij për faktin se një kryetar i zgjedhur është arrestuar dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg.

Ai ka theksuar se kjo çështje nuk do të shkojë kështu pa pasur një reagim nga Greqia, duke shtuar se reagimin e tij të parë e ka shprehur në Këshillin Evropian.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg për ne me dispozita të dyshimta procedurale.

Unë e respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua të jem shumë i qartë për këtë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të shkojë kështu, pa pasur një reagim nga Greqia . Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian me konferencën e kolegëve të mi se çfarë saktësisht po ndodh sot me këtë rast”, u shpreh kryeministri grek.

Kujtojmë se Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht se u arrestua para zgjedhjeve, Fredi Beleri qëndroi si kandidat nga burgu dhe me ardhjen e mijëra minoritarëve nga Greqia arriti të fitonte zgjedhjet me një diferencë minimale votash, ndaj kandidatit socialist Jorgo Goro.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha atij mandatin, por Gjykata e Posaçme nuk ka lejuar që betimi i planifikuar për nesër të zhvillohet. Pritet se çfarë vendimi do të marrë qeveria socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit ka thënë se do të vendosë sapo të përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Greqi.

The post Mitsotakis mesazh qeverisë shqiptare për çështjen “Beleri”: Greqia nuk do ta kalojë në heshtje appeared first on Newsbomb Albania.