Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot duhet të votohet Qeveria e re e udhëhequr nga Mickoski

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dje filloi seanca për zgjedhjen e Qeverisë së propozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në fillim të seancës, Mickoski prezantoi programin e Qeverisë së re, ndërsa sot pritet të votohet, transmeton Portalb.mk. Në fjalimin e tij, Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 […]

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot duhet të votohet Qeveria e re e udhëhequr nga Mickoski

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dje filloi seanca për zgjedhjen e Qeverisë së propozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në fillim të seancës, Mickoski prezantoi programin e Qeverisë së re, ndërsa sot pritet të votohet, transmeton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij, Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 ditë muaj mjalti, paralajmëroi investime të menjëhershme, ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë.

Që të martën, paralajmëroi investim prej më shumë se 400 milionë euro, ulje të tatimeve por edhe përgjegjësi për çdo krim dhe reformat ë harmonizuara me standardet evropiane.

“Po vjen koha kur atdheu fuhet të bëjë më shumë për qytetarët. Çdonjëri prej jush ka bërë gjithçka për atdheun e tij, tani është koha kur ai të bëjë për ju. Sipas njohurive që i kemi, situata në shumë fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë sjellë në kolaps. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe opinioni do të njoftohet për gjithçka. Nuk do të kërkoj 100 ditë muaj mjalti, por paralajmëroi investime menjëherë, që të martëm investim më shumë se 400 milionë euro, më tej ulje të tatimeve dhe rritje të pensioneve”, tha Mickoski.

Seancën parlamentare e ndoqën presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe përfaqësuesit e të korit diplomatik.

Qeveria zgjedhet nëse për të voton shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Kryetari i Kuvendit më pas njofton presidentin e shtetit për zgjedhjen e Qeverisë.

Shumica parlamentare që pritet ta mbështesë Qeverinë e re ka 78 deputetë, prej të cilëve 58 koalicioni i VMRO – DPMNE-së, 14 VLEN dhe 6 deputetët Lëvizja ZNAM.

Kujtojmë se, mandatari Hristijan Mickoski dorëzoi propozimi për formimin e Qeverisë së re më 18 qershor. Nga lista e propozuar e ministrave, 15 ministri do t’i udhëheqë koalicioni i VMRO – DPMNE-së, pesë koalicioni VLEN dhe dy Lëvizja ZNAM.

LEXO: Qeveria e Mickoskit: Vetëm tre ministre gra, një zëvendëskryeministër i afërt me Moskën LEXO: Mickoski paralajmëroi heqjen e balancuesit, si një rekomandim nga BE-ja LEXO: Ky është patriotizëm sot, Mickoski e tregoi prioritetin kryesor për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut