RMV, për 10 vende në Gjykatën e Apelit kandiduan 59 gjyqtarë

Gjithsej 59 kandidatë kanë aplikuar për plotësimin e 10 vendeve në Gjykatën e Apelit. Prej tyre 37 janë në garë për 6 vende për fushën civile dhe 22 për 4 vende për fushën penale. Komisioni për shqyrtimin e kandidaturave të tyre pranë Këshillit Gjyqësor konstatoi se katër nga kandidatët ishin kontestues, pasi kishin dokumentacion jo […]

RMV, për 10 vende në Gjykatën e Apelit kandiduan 59 gjyqtarë

Gjithsej 59 kandidatë kanë aplikuar për plotësimin e 10 vendeve në Gjykatën e Apelit. Prej tyre 37 janë në garë për 6 vende për fushën civile dhe 22 për 4 vende për fushën penale. Komisioni për shqyrtimin e kandidaturave të tyre pranë Këshillit Gjyqësor konstatoi se katër nga kandidatët ishin kontestues, pasi kishin dokumentacion jo të plotë, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Betim Jahja, Branka Naumovska, Aleksandra Pop Stefanija dhe Diana Nacevska. Disa prej tyre nuk kishin certifikatën e nënshtetësisë, diplomën dhe provimin e jurisprudencës dhe disave u mungonte certifikata e përvojës gjyqësore.

Megjithatë, shumica e anëtarëve të pranishëm në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, ku u debatua për këtë çështje, ishin të mendimit se kandidaturat e tyre duhet të pranohen.

Nuk u pajtua vetëm Loreta Gorgieva, e cila tha se nuk është kontestuese sepse ishin gjyqtarë që kryenin detyrën, por nuk treguan respekt sepse shprehën ambicien për t’u avancuar në një gjykatë më të lartë, ndërsa nuk i lexuan kërkesat në shpallje dhe ligje.

Me shtatë vota pro dhe 1 kundër u pranuan përfundimisht kandidaturat e diskutueshme. Kjo ishte edhe seanca e parë për anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor, Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski.

LEXO: Dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor dhanë deklaratë solemne pas paralajmërimeve për shpërbërjen e tij