Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan: Kemi dy kërkesa, nëse kryetari Hyseni i plotëson, e votojmë buxhetin e vitit 2025

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzadi, për FrontOnline thotë se janë në bisedime me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, sa i përket hartimit të buxhetit për këtë komunë. ”Ne jemi në bisedime edhe me kryetarin Hyseni edhe me shefin e VV, kemi dy kërkesa’’ thotë ai. […]

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan: Kemi dy kërkesa, nëse kryetari Hyseni i plotëson, e votojmë buxhetin e vitit 2025


Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzadi, për FrontOnline thotë se janë në bisedime me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, sa i përket hartimit të buxhetit për këtë komunë.

”Ne jemi në bisedime edhe me kryetarin Hyseni edhe me shefin e VV, kemi dy kërkesa’’ thotë ai.

Nevzadi, thotë se si PDK i kanë dy kërkesa për kryetarin Hyseni dhe në rast se realizohen, PDK në Gjilan do e votoj buxhetin për vitin 2025.

‘’E para është funksionalizmi i Stacionit të Autobusëve dhe kërkesa e dytë është e 19 punëtorëve që janë kanë nën akuzë e që Komuna iu ka mbetur borxh 347 mijë euro, se ata janë paguar për 7 vite nga 50%. Nëse këto dy plotësohet, në e ftojmë edhe seancën e jashtëzakonshme’’ thotë ai.

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan thotë se koalicioni PDK-LVV në këtë komunë ka përfundu.

 ‘’Koalicioni me ta ka përfundu, ne kemi qenë me ta 15 muaj, deri në zgjedhje s’kemi koalicion” përfundon ai.