Shfaqet Heidi dhe tregon gjithçka,nga martesa tek raportet me familjen e Romeos

E ftuar në “Top Arena” mbrëmjen e djeshme ka qenë, Heidi Baci, një prej finalisteve dhe konkurrenteve më të komentuara të “BBV3”. Rikujtojmë që brenda shtëpisë ajo nisi një romancë me Romeo Veshajn e ndërsa mbrëmjen e sotme, Heidi zbuloi se pret një propozim nga Romeo në mënyrë që të realizojnë dasmën e tyre. “Ne […]

Shfaqet Heidi dhe tregon gjithçka,nga martesa tek raportet me familjen e Romeos

E ftuar në “Top Arena” mbrëmjen e djeshme ka qenë, Heidi Baci, një prej finalisteve dhe konkurrenteve më të komentuara të “BBV3”.

Rikujtojmë që brenda shtëpisë ajo nisi një romancë me Romeo Veshajn e ndërsa mbrëmjen e sotme, Heidi zbuloi se pret një propozim nga Romeo në mënyrë që të realizojnë dasmën e tyre.

“Ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët kaq të futura në Itali, njëlloj si Romeo këtu. Unë anoj më tepër tek Shqipëria. Më thotë gjithmonë Romeo po sikur…

Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në maksimum. Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte dhe ishte vonë. Poezinë që hodha në Instagram e kam pasur frymëzim të momentit. Ai më vendos këngët vlonjate. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël.

Të keqen nëna më thoshte gjyshja Romeos. Familjarët ende nuk kanë ardhur këtu. Por do të shkojmë së shpejti atje. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, tha ajo.