Shkurte Fejza nderohet nga Erion Veliaj me “Çelësin e Qytetit të Tiranës”

Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza në një ceremoni të veçantë është dekoruar nga kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj me “Çelësin e Qytetit të Tiranës”. Nderimi i saj u bë si shenjë mirënjohje për kontributin e saj në fushën e muzikës dhe të kulturës shqiptare përmes këngëve të saj, shkruan lajmi.net. Erion Veliaj ka…

Shkurte Fejza nderohet nga Erion Veliaj me “Çelësin e Qytetit të Tiranës”
Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza në një ceremoni të veçantë është dekoruar nga kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj me “Çelësin e Qytetit të Tiranës”.

Nderimi i saj u bë si shenjë mirënjohje për kontributin e saj në fushën e muzikës dhe të kulturës shqiptare përmes këngëve të saj, shkruan

Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen e tij për artisten dhe për gjithë punën e saj.

“Ky çelës simbolik i kryeqytetit është një shenjë e mirënjohjes sonë për gjithë çfarë ka bërë ajo për artin dhe kulturën shqiptare”, ka thënë ai.

Ndërsa Shkurte Fejza u shpreh se është shumë e nderuar dhe së ëndrra e saj e rinisë po jetësohet.

“Jam shumë e nderume dhe tash po shoh se thjesht po jetësohet ëndrra ime rinore”, ka thënë këngëtarja.

Ndryshe, Shkurtja me datën 8 qershor ka mbajtur koncertin e 50 vjetorit të karrierës në Kosovë, ndërsa në Shqipëri do të mbajë sot në qytetin e Tiranës./

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)