U arrestua Noizy në Shëngjin, do të ekstradohet në Kosovë

Reperi Noizy u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shqipërisë në Shëngjin së bashku me DJ Crax (Bahtjar Bajraktari). Ata po kërkoheshin nga Policia e Kosovës për shkak të një rrahjeje në një diskotekë në Pejë, transmeton Portalb.mk. Sipas Policisë së Shqipërisë, të dy u arrestuan me qëllim të ekstradimit në Kosovë. “Kapen nga […]

U arrestua Noizy në Shëngjin, do të ekstradohet në Kosovë
Arrestim, foto nga Unsplash/YakobchukOlena

Reperi Noizy u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shqipërisë në Shëngjin së bashku me DJ Crax (Bahtjar Bajraktari). Ata po kërkoheshin nga Policia e Kosovës për shkak të një rrahjeje në një diskotekë në Pejë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Policisë së Shqipërisë, të dy u arrestuan me qëllim të ekstradimit në Kosovë.

“Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës… FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, informoi Policia e Shqipërisë.

Policia e Kosovës shpalli në kërkim më 5 gusht 2024 Noizyn (Rigels Rajkun) dhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktarin) për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor gjatë një rrahjeje në një diskotekë në Pejë.

Kujtojmë që më 6 gusht 2024 Policia e Kosovës shpalli në kërkim edhe reperin Stresi (Arkimed Lushaj), i cili dyshohet për përfshirje në përleshjen që ndodhi në lokalin e natës në Pejë.