Ukaj: Raportet SHBA-Kosovë të lënduara, rregullimi i tyre vetëm pas largimit të Kurtit nga qeverisja

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë për “Front Online” se për herë të parë në histori ndodhë që raportet SHBA-Kosovë të jenë të lënduara, si pasojë e sjelljes së kryeministrit Kurti ndaj aleatëve tanë. “Ambasadori Hovenier ka qenë i qartë, ai për herë të parë tha se raportet në mes të SHBA-ve dhe Kosovës […]

Ukaj: Raportet SHBA-Kosovë të lënduara, rregullimi i tyre vetëm pas largimit të Kurtit nga qeverisja

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë për “Front Online” se për herë të parë në histori ndodhë që raportet SHBA-Kosovë të jenë të lënduara, si pasojë e sjelljes së kryeministrit Kurti ndaj aleatëve tanë.

“Ambasadori Hovenier ka qenë i qartë, ai për herë të parë tha se raportet në mes të SHBA-ve dhe Kosovës janë të ‘lëndume’. Ky lëndim i raporteve është bërë për gjatë qeverisjes Kurti dhe ka ardhë si pasojë e mosdëgjueshmërisë e kryeministrit ndaj propozimeve të aletatit tonë, SHBA-së. Për herë të parë që nga lufta,pas lufta, shpallja e pavarësisë e der më sot, janë raporte të lënduara me SHBA”, tha ai.

Ukaj thotë se ky rregullim i raporteve të lënduara bëhet vetëm pas largimit të kryeministrit aktual nga qeverisja.

“Siç duket SHBA vazhdojnë të kenë një hatërmbetje ndaj kryeministrit të kësaj qeverie. Mendoj që rregullimi i raporteve mund të vie vetëm me largimin e kryeministrit nga qeverisja dhe qeveria”, potencoi ai.

Sipas njohësit të çështjeve politike, raportet e lënduara në mes të dyja vendeve kanë sjellë pasoja si mos anëtarësimi i Kosovës në KiE. Poashtu, sipas tij, ndikojnë në rrugëtimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Këto raporte kanë ndikuar në proceset e Kosovës. Kur menduam të gjithë se është e sigurt anëtarësimi i Kosovës për në KiE, qaloi procesi. Pra lëndimi i këtyre raporteve e ka stagnuar edhe rrugën e Kosovës për në organizata ndërkombëtare dhe siç duket mosrregullimi i tyre me SHBA-në, Kosova e ka të sabotuar rrugën e saj”, tha Ukaj për Front Online.