Uragani Beryl mbërrin në Xhamajka, nëntë të vdekur deri më tani

Uragani Beryl, i shoqëruar me shira dhe erëra të dendura, goditi Xhamajkën të mërkurën, dhe pritet të arrijë në Meksikë këtë mbrëmje, pasi ka shkaktuar të paktën nëntë të vdekur dhe ka shkaktuar dëme të rënda në pjesën juglindore të Karaibeve dhe Venezuelës. Was watching a live stream of Hurricane Beryl in #Jamaica and I [...]Read More...

Uragani Beryl mbërrin në Xhamajka, nëntë të vdekur deri më tani

Uragani Beryl, i shoqëruar me shira dhe erëra të dendura, goditi Xhamajkën të mërkurën, dhe pritet të arrijë në Meksikë këtë mbrëmje, pasi ka shkaktuar të paktën nëntë të vdekur dhe ka shkaktuar dëme të rënda në pjesën juglindore të Karaibeve dhe Venezuelës.

Was watching a live stream of Hurricane Beryl in #Jamaica and I wasn't expecting to see this…

— Haron Forteau (@haron_f) July 4, 2024

Beryl është aktualisht një uragan i kategorisë 4, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA (NHC). Për shkak të Beryl, i cili u shoqërua me erëra në 119 kilometra në orë, niveli i detit u ngrit dhe pati reshje të dendura shiu.

Nga reshjet e dendura të shiut priten edhe rrëshqitje dheu dhe përmbytje të shpejta.  Pas Xhamajkës, Beryl pritet të godasë Ishujt Kajman.

El huracán #Beryl está azotando Jamaica con vientos devastadores. Tras causar la muerte de 9 personas en el Caribe, se prevé que impacte en México durante la noche del jueves o la madrugada del viernes.

En El Salvador se esperan lluvias intensas a partir del viernes.

— Jorge Manzanares (@JorgeManzaSV) July 4, 2024


Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) kishte paralajmëruar në fund të majit për një sezon të paprecedentë uraganesh, duke folur për mundësinë e formimit të katër deri në shtatë uragane të kategorisë 3 ose më të madhe.

Këto parashikime janë të lidhura me fenomenin meteorologjik La Niña që pritet të mbizotërojë së shpejti si dhe me rritjen e temperaturave në Oqeanin Atlantik.

/abcnews.al