Zhbllokimi i Eurointegrimeve/ Murtezani: Ndryshimet Kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejtë

Ndryshe nga ministri i Jashtëm i cili propozon që ndryshimet kushtetute që parashohin përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani thotë se amendamentet për këtë duhet The post Zhbllokimi i Eurointegrimeve/ Murtezani: Ndryshimet Kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zhbllokimi i Eurointegrimeve/ Murtezani: Ndryshimet Kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejtë

Ndryshe nga ministri i Jashtëm i cili propozon që ndryshimet kushtetute që parashohin përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani thotë se amendamentet për këtë duhet të miratohen sa më shpejtë të jetë e mundur, informon Klan Macedonia.

Sipas tij, kjo çështje është një hap serioz, përkatësisht pengesë serioze për eurointegrimet, që duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Siç e dini, ne në fushatë zgjedhore, flas tani si koalicion VLEN, kemi theksuar si ai është një ndër prioritetet kyçe dhe po ashtu, kjo është përfshirë edhe në programin e Qeverisë. Ne e dimë se, pa zgjidhjen e atij kontesti me Bullgarinë, përkatësisht miratimi i ndryshimeve kushtetuese, nuk do të mund të zhbllokohet qasja drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Murtezani.

Një tjetër pengesë në rrugën eurointegruese të vendit sipas Murtezanit, janë edhe rezultatet e dobëta në përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e sistemit gjyqësor. Duke komentuar raportin e fundit të KE-së, ku sërish adresohen kritika në këtë fushë, ai tha se këto çështje janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe kruciale në hapërimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, jo vetëm me Qeverinë, opinionin, organizatat joqeveritare, por edhe me përfaqësues të korit diplomatik që të vijmë deri te një zgjidhje e cila do të na mundësojë që më shpejtë të përmbyllim procesin e integrimit. Për shkak se çdo ambasador i shteteve të BE-së në çdo takim më përcillet se pa reforma në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimin dhe korrupsionit, edhe sikur ne ta ndërrojmë kushtetutën dhe t’i fillojmë bisedimet, nuk do të mund t’i përmbyllim ato, për shkak se para nesh është një pengesë serioze”, u shpreh Murtezani.

Murtezani, në konferencën e parë për media si ministër, foli edhe për fondet IPA, për çka u shpreh se nuk shfrytëzohen sa duhet. Ai tha se vitin e kaluar janë shfrytëzuar vetëm 34 % të fondeve IPA në dispozicion. Sipas tij, në dy vitet e fundit, krahas zbatimit të ngadaltë të IPA-s, vendi u ballafaqua me fondet e papërdorura të IPA-s, të cilave u skadoi afati i përdorimit dhe të njëjtat u kthyen në buxhetin e BE-së. Në këtë mënyrë, në vitin 2023 janë humbur 55 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 vlerësohet se vendi do të humb 43 milionë euro. /tvklan.mk

The post Zhbllokimi i Eurointegrimeve/ Murtezani: Ndryshimet Kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .