Gjenden 28 bimë të kanabisit në Mogillë të Kllokotit

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull kosovar është duke kultivuar bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa”, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me kryerjen e një bastisje dhe gjetjen e një sasie të bimëve të lartcekura. Në këtë aksion të […]

Gjenden 28 bimë të kanabisit në Mogillë të Kllokotit

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull kosovar është duke kultivuar bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa”, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me kryerjen e një bastisje dhe gjetjen e një sasie të bimëve të lartcekura.

Në këtë aksion të realizuar në fshatin Mogillë të Kllokotit, është gjetur një serrë me 28 bimë me gjatësi tre metra, të llojit kanabis, 100 metra larg shtëpisë së të dyshuarit.

Po ashtu është bastisur edhe shtëpia e tij.

“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 bimë (mostra), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë “procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa“, thuhet në njoftimin e policis.

Në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti të ndalohet për 48 orë, derisa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me procedurat e mëtejme hetimore.