Helena Kadare me dedikim për bashkëshortin: Lamtumirë gjeni, rrallë në botë vijnë si ti

Gjeniut të letrave shqipe sot i jepet lamtumira e fundit. Me këtë rast bashkëshortja e tashmë të ndjerit Ismail Kadare, Helena, jep një mesazh të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Facebook. Ajo u shpreh se rrallë në botë vijnë njerëz si ai. “Po the Kadare ke thënë Atdhe. Atdheu e ai para botës…

Helena Kadare me dedikim për bashkëshortin: Lamtumirë gjeni, rrallë në botë vijnë si ti
Gjeniut të letrave shqipe sot i jepet lamtumira e fundit.

Me këtë rast bashkëshortja e tashmë të ndjerit Ismail Kadare, Helena, jep një mesazh të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Ajo u shpreh se rrallë në botë vijnë njerëz si ai.

“Po the Kadare ke thënë Atdhe. Atdheu e ai para botës janë një. Lamtumirë maestro. Lamtumirë gjeni, rrallë në botë vijnë si ti”, shkroi ajo.

Bashkëshortja e Kadaresë u pa në homazhet e publike në përcjelljen e fundit të tij së bashku me dy vajzat e veshur me të zeza dhe me lot në sy.

Ndërkaq, sot duke filluar nga ora 12:30 kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës, ku do të bëhet varrimi i Kadaresë.

Në nderim të autorit të madh, sot, Kosova dhe Shqipëria kanë ulur flamujt në gjysmështize dhe janë në ditë zie.

Postimi i plotë i Helena Kadaresë:

“Po the Kadare ke thënë Atdhe. Atdheu e ai para botës janë një. Lamtumirë maestro. Lamtumirë gjeni, rrallë në botë vijnë si ti. E i vetëm e trim përballë tradhtisë”.