Ilaçi për parandalimin e Alzheimerit pritet të miratohet në Britani

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) pritet të japë miratimin sot për një ilaç që u zbulua se ngadalëson rënien njohëse te të sëmurët me 27 për qind. Ilaçi, i cili jepet çdo dy javë përmes një pikimi intravenoz, do të mund të përshkruhet privatisht. Agjencia Evropiane e Barnave muajin e […] The post Ilaçi për parandalimin e Alzheimerit pritet të miratohet në Britani appeared first on Albinfo.

Ilaçi për parandalimin e Alzheimerit pritet të miratohet në Britani

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) pritet të japë miratimin sot për një ilaç që u zbulua se ngadalëson rënien njohëse te të sëmurët me 27 për qind. Ilaçi, i cili jepet çdo dy javë përmes një pikimi intravenoz, do të mund të përshkruhet privatisht.

Agjencia Evropiane e Barnave muajin e kaluar refuzoi të jepte një licencë për ilaçin. Ata argumentuan se efektet anësore të mundshme e tejkalonin efektin që ilaçi kishte në ngadalësimin e sëmundjes. Një nga efektet anësore të mundshme është gjakderdhja në tru.

Disa nga provat kanë treguar se lecanemab, i prodhuar nga kompania farmaceutike japoneze Eisai, ngadalëson fazat e hershme të sëmundjes Alzheimer. Ky është përparimi i parë në trajtim në pothuajse tre dekada, shkruan britanikja The Telegraph.

The post Ilaçi për parandalimin e Alzheimerit pritet të miratohet në Britani appeared first on Albinfo.