Mickoski në Londër, është takuar me Zelenskin, Vuçiqin dhe Orbanin

Takimi miqësor me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Londër në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka shkruar në Facebook kryeministri Hristijan Mickoski dhe ka publikuar një foto nga takimi, duke shtuar se është biseduar për thellimin e bashkëpunimit, si dhe paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton Portalb.mk. “Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë […]

Mickoski në Londër, është takuar me Zelenskin, Vuçiqin dhe Orbanin
Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban. Foto nga Facebooku i Mickoskit.

Takimi miqësor me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Londër në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka shkruar në Facebook kryeministri Hristijan Mickoski dhe ka publikuar një foto nga takimi, duke shtuar se është biseduar për thellimin e bashkëpunimit, si dhe paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton Portalb.mk.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një faktor kyç për prosperitetin dhe zhvillimin e vendeve të Ballkanit dhe në këtë kontekst u pajtuam që në periudhën e ardhshme të vazhdojmë komunikimin e mirë mes dy vendeve. Ekonomia dhe shkëmbimi tregtar, si dhe përmirësimi i lidhjeve infrastrukturore ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë duhet të jenë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e të dyja vendeve”, ka shkruar Mickoski.

Hristijan Mickoski dhe Aleksanda Vuçiq. Foto nga Facebooku i Mickoskit.
Hristijan Mickoski dhe Aleksanda Vuçiq. Foto nga Facebooku i Mickoskit.

Ai po ashtu në Facebook ka njoftuar se në margjinat e Samitit në Londër është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin kanë biseduar për rrugën evropiane të integrimit të Maqedonisë dhe hapat e ardhshëm të Hungarisë si kryesuese e Bashkimit Evropian.

“Marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve do të vazhdojnë në drejtim të forcimit të fushës së ekonomisë dhe energjisë. Gjithashtu falënderova Hungarinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për interesat e qytetarëve”, tha Mickoski.

Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban. Foto nga Facebooku i Mickoskit.
Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban. Foto nga Facebooku i Mickoskit.

Paraprakisht, Mickoski njoftoi se është takuar edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, të cilit i ka shprehur mbështetjen e qartë të Maqedonisë për Ukrainën dhe popullin ukrainas dhe i ka thënë se në të ardhmen mund të llogarisin në miqësinë e vendit tonë.

Hristijan Micksoski, Izet Mexhiti dhe Volodimir Zelenski. Foto nga Facebooku i Mickoskit.
Hristijan Micksoski, Izet Mexhiti dhe Volodimir Zelenski. Foto nga Facebooku i Mickoskit.

Kryeministri po kryeson delegacionin qeveritar në takimin e katërt të krerëve të shteteve apo qeverive të anëtarëve të komunitetit politik evropian, që po mbahet në Kalanë Blenheim pranë qytetit britanik Woodstock.

Në delegacion janë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i mjedisit jetësor Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.