Osmani uron SHBA-të për 4 korrikun: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar SHBA-të me rastin e  248 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Osmani, ka shkruar se sot feston populli amerikan e krahas tij edhe ai kosovar, duke thënë se ditë si kjo kujton vlerat dhe idealet mbi të cilat është ndërtuar aleanca me SHBA-në. Postimi në Fb: Aleancë që vazhdon […]

Osmani uron SHBA-të për 4 korrikun: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar SHBA-të me rastin e  248 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Osmani, ka shkruar se sot feston populli amerikan e krahas tij edhe ai kosovar, duke thënë se ditë si kjo kujton vlerat dhe idealet mbi të cilat është ndërtuar aleanca me SHBA-në. Postimi në Fb: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave! Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!