SHBA/ Policia amerikane qëllon për vdekje një burrë pranë vendit ku mbahet Konventa Kombëtare Republikane

Policia amerikane qëlloi për vdekje një burrë pranë vendit ku mbahet konventa kombëtare republikane në Pensilvani. Oficerët e përfshirë në të shtënat ishin nga Columbus, Ohio, tha një deklaratë e sindikatës së policisë, duke shtuar se asnjë oficer nuk u lëndua. Rreth 4,000 oficerë nga shtete dhe qytete të tjera janë në Wisconsin për konventën. [...]Read More...

SHBA/ Policia amerikane qëllon për vdekje një burrë pranë vendit ku mbahet Konventa Kombëtare Republikane

Policia amerikane qëlloi për vdekje një burrë pranë vendit ku mbahet konventa kombëtare republikane në Pensilvani.

Oficerët e përfshirë në të shtënat ishin nga Columbus, Ohio, tha një deklaratë e sindikatës së policisë, duke shtuar se asnjë oficer nuk u lëndua. Rreth 4,000 oficerë nga shtete dhe qytete të tjera janë në Wisconsin për konventën. Columbus, Ohio, siguroi një “ekip të dialogut policor” për të punuar në demonstrata.

Mediat amerikane shkruajnë se të shtënat ndodhën pranë rrugëve North 14th dhe West Vliet, jashtë perimetrit të sigurisë RNC.

Marrëveshjet e sigurisë për konventën janë nën vëmendje të shtuar që nga e shtuna, kur ish-presidentit Donald Trump, kandidati republikan për president në zgjedhjet e nëntorit, iu bë një atentat në një tubim në Pensilvani.