SHBA rrit sigurinë në bazat ushtarake në Evropë
Ushtria amerikane ka rritur masat e mbrojtjes së sigurisë në bazat e saj në të gjithë Evropën. Niveli i kërcënimit po rritet në “Charlie” – niveli i dytë më i lartë për anëtarët e shërbimit. Ai aktivizohet kur “ndodh një incident ose merret informacione që tregon se një formë e veprimit terrorist ose shënjestrim kundër [...]Read More...
![SHBA rrit sigurinë në bazat ushtarake në Evropë](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2024/07/thh.jpg)
Ushtria amerikane ka rritur masat e mbrojtjes së sigurisë në bazat e saj në të gjithë Evropën.
Niveli i kërcënimit po rritet në “Charlie” – niveli i dytë më i lartë për anëtarët e shërbimit.
Ai aktivizohet kur “ndodh një incident ose merret informacione që tregon se një formë e veprimit terrorist ose shënjestrim kundër personelit ose objekteve është e mundshme”.
Zyrtarët amerikanë thanë se një kombinim i ngjarjeve kishte çuar në marrjen e këtyre masave.
Këto përfshijnë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, Olimpiadën e ardhshme të Parisit, ngjarje të tjera të mëdha sportive dhe luftërat në Ukrainë dhe Gaza.