Southgate jep dorëheqje si trajner i Anglisë
Pas gati 8 vjetësh si trajner në Angli, Gareth Southgate largohet nga kombëtarja e Anglisë pas humbjes në finalen e Kampionatit Evropian, përcjell albinfo.ch. Finalja e humbur e Kampionatit Evropian kundër Spanjës (1:2) të dielën ishte ndeshja e fundit e Gareth Southgate si trajner i Anglisë. 53-vjeçari njoftoi përmes shoqatës të martën pasdite se do […] The post Southgate jep dorëheqje si trajner i Anglisë appeared first on Albinfo.
Pas gati 8 vjetësh si trajner në Angli, Gareth Southgate largohet nga kombëtarja e Anglisë pas humbjes në finalen e Kampionatit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Finalja e humbur e Kampionatit Evropian kundër Spanjës (1:2) të dielën ishte ndeshja e fundit e Gareth Southgate si trajner i Anglisë. 53-vjeçari njoftoi përmes shoqatës të martën pasdite se do të tërhiqej.
“Është koha për një kapitull të ri”, tha ai në deklaratën e tij. “Kam pasur privilegjin të drejtoj një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh në 102 ndeshje”, vazhdoi ai. Në fund i kishte mbetur vetëm një gjë: “Faleminderit për gjithçka, Angli”. Kontrata e Southgate do të kishte skaduar në fund të vitit.
The post Southgate jep dorëheqje si trajner i Anglisë appeared first on Albinfo.