Deputeti i PDK-së: Projektligji për KPM-në, tendencë e VV-së për me i kap institucionet e pavarura në emër të ç ‘kapjes
Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për FrontOnline, thotë se nuk ka pasur asnjë projektligj që ka pasur komente dhe rekomandime se sa projektligji për KPM-në. ‘’Nuk ka Projektligj që ka pasur më së shumti komente dhe rekomandimi se sa ky për KPM-në’’ thotë. Shabani i PDK-së, deklaron se kjo është tendencë e partisë në pushtet Vetëvendosjes, […]
![Deputeti i PDK-së: Projektligji për KPM-në, tendencë e VV-së për me i kap institucionet e pavarura në emër të ç ‘kapjes](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657779-deputeti-i-pdk-se-projektligji-per-kpm-ne-tendence-e-vv-se-per-me-i-kap-institucionet-e-pavarura-ne-emer-te-c-kapjes.jpg)
Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për FrontOnline, thotë se nuk ka pasur asnjë projektligj që ka pasur komente dhe rekomandime se sa projektligji për KPM-në.
‘’Nuk ka Projektligj që ka pasur më së shumti komente dhe rekomandimi se sa ky për KPM-në’’ thotë.
Shabani i PDK-së, deklaron se kjo është tendencë e partisë në pushtet Vetëvendosjes, që të i kap institucionet e pavarura në emër të ç ‘kapjes.
‘’Prandaj, e kemi parë të qartë tendencën që është synim kapja e institucioneve të pavarura nga VV në emër të ç ‘kapjes dhe kontrolli mbi media’’ shprehet ai.
Shabani, potencon se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga komisioni ku ai bën pjesë që të ketë rritje të anëtarëve të KPM-së.
‘’Nuk ka qenë kërkesë e asnjë anëtari të komisionit tonë për të pasur rritje të anëtarëve të KPM-së’’ deklaron ai.