Escobar: Kurti është partneri ynë, por nganjëherë është partner i vështirë
Emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është partner i tyre, mirëpo nganjëherë është “partner i vështirë”. “Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova […]
![Escobar: Kurti është partneri ynë, por nganjëherë është partner i vështirë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/escobar-kurti.png)
Emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është partner i tyre, mirëpo nganjëherë është “partner i vështirë”.
“Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me beneficione për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, tha Escobar.