Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një pompë derivatesh në Llugaxhi të Lipjanit. Në raportin e policisë thuhet se grabitja ka ndodhur nga dy persobna të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa […]
![Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656194-grabitje-e-armatosur-ne-nje-pompe-derivatesh-ne-lipjan.jpg)
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një pompë derivatesh në Llugaxhi të Lipjanit.
Në raportin e policisë thuhet se grabitja ka ndodhur nga dy persobna të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.