Ish-ministri Reçica: Nuk po mundem me besuar se si nga 160 çerdhe të premtuara u realizuan vetëm katër

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skënder Reçica, për FrontOnline, thotë se më së miri e tregon gjendja faktike premtimin e dhënë nga Qeveria Kurti për ndërtimin e disa çerdheve në vend. ‘’Premtimi i Qeverisë Kurti për ndërtimin e një numri, që ata e kanë paralajmëruar me 160 çerdhe, është në vargun e atyre premtimeve, […]

Ish-ministri Reçica: Nuk po mundem me besuar se si nga 160 çerdhe të premtuara u realizuan vetëm katër

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skënder Reçica, për FrontOnline, thotë se më së miri e tregon gjendja faktike premtimin e dhënë nga Qeveria Kurti për ndërtimin e disa çerdheve në vend.

‘’Premtimi i Qeverisë Kurti për ndërtimin e një numri, që ata e kanë paralajmëruar me 160 çerdhe, është në vargun e atyre premtimeve, por më së miri flet gjendja faktike. Nuk kam saktë sa çerdhe janë ndërtuar brenda mandatit, por që nuk e ka arrite këtë premtim është mese e sigurt’’ thotë ai.

Reçica, shprehet se duke pasur shumicën Qeveria Kurti, ka mundur që ta shtyjë përpara agjendën për përmirësimin e mirëqenies sociale.

‘’Unë nuk do të ndalem tek mos përmbushja e këtij premtimi, por do të ndalesha tek premtimet e mëdha që kishin dhënë për mirëqenien sociale. Duke pasur parasysh se kjo Qeveri ka shumicën parlamentare, nuk e kuptoj faktin se si nuk e shtyri përpara agjendën që do ta ndryshonte dukshëm gjendjen e qytetarëve. Nuk ka arritë të përmbushë’’ potencon ai.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i duket e pa besueshme se si Qeveria Kurti nga 160 çerdhe të premtuara, i ka realizuar vetëm katër.

‘’Nuk po dua me besuar që nga 160 çerdhe i ka ndërtuar vetëm katër, nëse nuk ka arritë me e ndërtu 10% e këtij premtimi, nuk e di kur ka me arrite me përfundu’’ përfundoj Reçica për FrontOnline.