Rritet çmimi i kafes në Greqi, problem për turistët

Kafja dhe pijet freskuese në kafenetë dhe tavernat greke janë më të shtrenjta nga dita e djeshme, 1 korrik, pasi tarifa e TVSH-së për servirjen në vend kthehet në 24 për qind. Taksa fiksohet në 13 për qind vetëm nëse bëhet fjalë për kafe/pije freskuese për marrje ose dërgesë. Pritet që rritja e çmimeve, e [...]Read More...

Rritet çmimi i kafes në Greqi, problem për turistët

Kafja dhe pijet freskuese në kafenetë dhe tavernat greke janë më të shtrenjta nga dita e djeshme, 1 korrik, pasi tarifa e TVSH-së për servirjen në vend kthehet në 24 për qind.

Taksa fiksohet në 13 për qind vetëm nëse bëhet fjalë për kafe/pije freskuese për marrje ose dërgesë.

Pritet që rritja e çmimeve, e kombinuar me rritjen e çmimeve të lëndëve të para, të arrijë deri në 15 për qind të vlerës së kafesë së servirur në kafene.

Çmimi ndërkombëtar i kafesë ka ardhur duke u rritur muajt e fundit. Shifrat tregojnë se çmimet e tregut për varietetin e kafesë Robusta kanë arritur nivelet më të larta në 45 vitet e fundit dhe janë rritur me 50 për qind nga janari 2024 deri në maj, duke tërhequr me vete edhe çmimin e kafesë Arabica.

Përfaqësues të sektorit të hotelierisë vënë në dukje rrezikun e një vendimi të tillë dhe i kërkojnë qeverisë të mos aplikojë dy tarifa të ndryshme TVSH për kafenë.

Sipas vlerësimeve, me rritjen e re të kafesë prej 15 për qind, ekspresi Fredo në kafene do të kushtojë nga 4 në 4,10 euro krahasuar me 3,5 sa ishte deri dje, ndërsa çmimi i kapuçinës Fredo do të rritet në 4,5 deri në 4,6 euro në krahasim me katër. Po ashtu, kafeja vendase, e cila deri dje kushtonte 2.5 euro, tashmë do të kushtojë të paktën 2.8 euro.

Në funksion të zbatimit të rregullave të reja të TVSH-së për kafenë, Administrata Tatimore Greke (AADE) ka nxjerrë një qarkore me sqarime për të shmangur një përçarje të re në treg:

– Nga 1 korriku 2024, norma standarde e TVSH-së prej 24 për qind zbatohet për konsumin (servimin) e të gjitha llojeve të kafesë, kakaos, çajit dhe pijeve të tjera joalkoolike në vend, pra e njëjtë si për të gjitha pijet alkoolike.

– Nga 1 korriku 2024, shkalla e reduktuar e TVSH-së prej 13 për qind do të vazhdojë të zbatohet për furnizimin e pijeve joalkoolike, lëngjeve dhe pijeve “të ambalazhuara” (takeaway dhe delivery), duke përfshirë kafen, kakaon, çajin dhe pije të tjera, sepse përfaqësojnë mallra për dërgesë, si dhe kur dorëzimi i të njëjtit nga kompanitë katering klientëve të tyre nuk është pjesë e ofrimit të përgjithshëm të shërbimeve të kateringut në vend./abcnews.al