Ushtria izraelite ka vrarë 900 luftëtarë të brigadës së Rafah

“Mbi 900” luftëtarë të brigadës Rafah të Hamasit janë vrarë nga IDF, por fushata ushtarake është ende në zonë “e gjatë”.  Kjo është bërë e ditur shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi. Në një deklaratë, Halevi shpjegoi se “përpjekjet aktuale” të forcave izraelite në këtë pjesë të Rripit jugor të [...]Read More...

Ushtria izraelite ka vrarë 900 luftëtarë të brigadës së Rafah

“Mbi 900” luftëtarë të brigadës Rafah të Hamasit janë vrarë nga IDF, por fushata ushtarake është ende në zonë “e gjatë”.  Kjo është bërë e ditur shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi.

Në një deklaratë, Halevi shpjegoi se “përpjekjet aktuale” të forcave izraelite në këtë pjesë të Rripit jugor të Gazës “tani janë fokusuar në shkatërrimin e infrastrukturës terroriste dhe nëntokësore, e cila kërkon kohë.

“Prandaj kjo është një fushatë e gjatë. Ne nuk duam të lëmë Rafah me infrastrukturën terroriste të paprekur”, theksoi ai.

Ndërkohë agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën katër persona kanë vdekur në një sulm izraelit me dron në kampin e refugjatëve Nur Shams pranë Tulkarem në Bregun veriperëndimor.

Viktimat ishin burra të moshës 20 deri në 25 vjeç. Forcat Mbrojtëse të Izraelit konfirmuan se “një avion goditi një qelizë terroriste në zonë duke vendosur një mjet shpërthyes”.

/abcnews.al