VLEN-i themeloi organin e dytë të këtij koalicioni, Komisioni përbëhet nga tetë anëtarë

Para zgjedhjeve parlamentare, koalicioni VLEN filloi si koalicion opozitar, pas zgjedhjeve u bë pjesë e koalicionit qeveritar, ndërsa së fundmi ka filluar procesin e strukturimit në një subjekt politik, duke formuar dy organe të përbashkëta, transmeton Portalb.mk. “Me vendim të Trupit Koordinues Politik të VLEN-it sot është formuar Komisioni për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe […]

VLEN-i themeloi organin e dytë të këtij koalicioni, Komisioni përbëhet nga tetë anëtarë
VLEN. Foto nga profili në Facebook i Izet Mexhitit

Para zgjedhjeve parlamentare, koalicioni VLEN filloi si koalicion opozitar, pas zgjedhjeve u bë pjesë e koalicionit qeveritar, ndërsa së fundmi ka filluar procesin e strukturimit në një subjekt politik, duke formuar dy organe të përbashkëta, transmeton Portalb.mk.

“Me vendim të Trupit Koordinues Politik të VLEN-it sot është formuar Komisioni për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave në një format që numëron 8 anëtarë nga të gjitha partitë që janë pjesë e koalicionit”, raportoi VLEN.

Ky koalicion ka paralajmëruar edhe promovimin e uebfaqes së re të përbashkët dhe kanaleve të tjera për komunikim, që do të menaxhohet nga Qendra e përbashkët për Komunikim me Publikun.

“Ky vendim është kontinuitet i vendosmërisë së liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN, për integrim gradual të brendshëm, me synim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimit të përbashkët dhe të sinkronizuar politik”, sqaruan nga VLEN.

Më 14 korrik, në Shkup u takuan udhëheqësit e koalicionit VLEN, koalicion i përbërë nga Alternativa, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët, për të shpalosur Trupin koordinues politik të VLEN-it.

Koalicioni VLEN është koalicion i cili ka 14 deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, aty ku kryeparlamentar është Afrim Gashi, emër i propozuar nga ky koalicion parazgjedhor. Të përfaqësuar me 6 ministra, janë pjesë e koalicionit qeveritar të Hristijan Mickoskit, së bashku me VMRO-DPMNE dhe ZNAM.