Alcaraz ‘shkatërron’ Gjokoviqin, e fiton ‘Wimbeldonin’

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, e ka shkatërruar serbin Novak Gjokoviq, në finalen e turneut prestigjioz, “Wimbledon”. Alcarazi i talentuar, të dielën fitoi 3:0 në sete ndaj Gjokoviqit, 6:2, 6:2 dhe 7:6. Seti i fundit u vendos në “tiebreak”, me Alcarazin që fitoi 7:4. Ishte trofeu i dytë Grand Slam i fituar spanjolli në “Wimbledon”, ndërsa […]

Alcaraz ‘shkatërron’ Gjokoviqin, e fiton ‘Wimbeldonin’

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, e ka shkatërruar serbin Novak Gjokoviq, në finalen e turneut prestigjioz, “Wimbledon”.

Alcarazi i talentuar, të dielën fitoi 3:0 në sete ndaj Gjokoviqit, 6:2, 6:2 dhe 7:6. Seti i fundit u vendos në “tiebreak”, me Alcarazin që fitoi 7:4.

Ishte trofeu i dytë Grand Slam i fituar spanjolli në “Wimbledon”, ndërsa u bë tenisti më i ri që e fiton këtë turne dy herë rresht. Rekordin më parë e mbante Boris Becker, në vitin 1986. Alcarazi titull ka fituar edhe në “French Open”, pesë javë më parë.

21-vjeçari kishte fituar ndaj Gjokoviqit edhe para 12-të muajsh.

Gjokoviqi mbetet pa e barazuar rekordin e Roger Federerit që ka tetë tituj të “Wimbledonit”.