Një reklamë e fabrikuar po mashtron sërish përdoruesit e rrjeteve sociale që të blejnë çaj

Nuk ka studente nga Shkupi, Dijana Martinovska, e cila ka zbuluar një shpikje për të humbur 15 kilogramë në muaj, dhe produkti që reklamohet është përzierje bimore. Në reklamë është keqpërdorur edhe fotografia e prezantueses Tatjana Stojanovska, si dhe logoja e televizionit Kanal 5, shkruan Vërtetmatësi. Ne po shqyrtojmë një postim në Facebook që ndan një reklamë të rreme për çaj. […]

Një reklamë e fabrikuar po mashtron sërish përdoruesit e rrjeteve sociale që të blejnë çaj

Nuk ka studente nga Shkupi, Dijana Martinovska, e cila ka zbuluar një shpikje për të humbur 15 kilogramë në muaj, dhe produkti që reklamohet është përzierje bimore. Në reklamë është keqpërdorur edhe fotografia e prezantueses Tatjana Stojanovska, si dhe logoja e televizionit Kanal 5, shkruan Vërtetmatësi.

Ne po shqyrtojmë një postim në Facebook që ndan një reklamë të rreme për çaj.

Në postim thuhet:

“Një studente krijoi një formulë për të humbur peshë!” Djeg 3 kilogramë yndyrë në një natë pa mbajtur dietë apo stërvitje, lexoni më shumë…”.

Reklama e fabrikuar e pavërtetë shpërdoron logon dhe markën e televizionit “Kanal 5”, si dhe personazhin e prezantueses Tatjana Stojanovska.

Kur qaset teksti i reklamës, pasojnë një sërë pretendimesh të ekzagjeruara të pavërteta se “një studente nga Shkupi ka krijuar një formulë unike bimore që ndihmon për të humbur 10 deri në 15 kilogramë në muaj pa dietë dhe pa ushtruar, dhe kompanitë e mëdha farmaceutike duan të fshehin këtë.”

Në tekstin e postimit që po shqyrtojmë, studentja paraqitet si një farë Diana Martinovska, por Vërtetmatësi ka mundur të gjejë një foto që ilustron studenten inekzistente në të njëjtën reklamë në gjuhën ukrainase, ku ajo paraqitet si Tatyana Ivanenko. Versionin ukrainas të reklamës mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme.

Dy reklamat e ngjashme, me sa duket të bëra në të njëjtin shabllon, përdorin të njëjtat foto, të njëjtën “histori” që është një marifet marketingu për të promovuar sukses të mahnitshëm për humbje peshe me një produkt. Pa hyrë në efektivitetin e produktit që promovohet, është e qartë se po tentohet të fitohet publiku me fakte të pavërteta dhe me një deklaratë që nuk ka bazë në realitet.

Kështu, në reklamë thuhet se 5 mijë gra dhe burra kanë përdorur “metodën e humbjes së peshës të shpikur nga Diana Martinovska”. Duke qenë se emri i saj është imagjinar, dhe reklama përfshin foto që përdoren edhe në një faqe tjetër për promovimin e humbjes së peshës , thjesht nuk mund të pretendohet se fotot para dhe pas ndodhin falë një produkti të “studentes Diana Martinovska”, aq më tepër që ajo nuk ekziston.

Kur kërkohet produkti i reklamuar, ai mund të gjendet në një uebfaqe tjetër që nuk i ka fare dëshmitë e klientëve të supozuar të kënaqur dhe as nuk e përmend shpikjen e supozuar studentore nga Maqedonia, Diana Martonovska. Faqja thotë se bëhet fjalë për një “përzierje çaji bimor”, e cila më realisht përshkruan performancën e çajit sesa reklama në të cilën është keqpërdorur edhe fotografia e prezantueses më të njohur maqedonase, Tatjana Stojanovska, për të marrë përshtypja të rreme se ky produkt gjoja është shfaqur dhe në televizionin Kanal 5 në lajme, gjë që natyrisht nuk është e vërtetë.

Përbërja e përzierjes bimore është “çaj jeshil, skizandra, hithër, nenexhik dhe ullinj”. Ato barishte nuk mund të ishin “shpikja e një studenti nga Shkupi”.

Vëretmatësi më herët ka debankuar truket e ngjashme manipuluese të marketingut që i shtyjnë qytetarët të blejnë produkte me premtime për humbje peshe ose zgjidhje të problemeve kronike shëndetësore, duke përdorur fakte të pavërteta.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Nuk ka studente nga Shkupi, Dijana Martinovska, e cila ka zbuluar shpikje për humbjen e 15 kilogramëve në muaj, dhe produkti që reklamohet është përzierje bimore. Në reklamë është keqpërdorur edhe fotografia e prezantueses Tatjana Stojanovska, si dhe logoja e televizionit Kanal 5.