Akuza ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së në lidhje me vizitën e djalit të Mickoskit në SHBA, Anti-korrupsioni hapi lëndë

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë sipas informatës së marrë për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington. Kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska në deklaratë për MIA-n thotë se është formuar lëndë nga shkrimet në media. Dimitrovska tha se tashmë janë drejtuar në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe kanë […]

Akuza ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së në lidhje me vizitën e djalit të Mickoskit në SHBA, Anti-korrupsioni hapi lëndë
Hristijan Mickoski. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë sipas informatës së marrë për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington. Kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska në deklaratë për MIA-n thotë se është formuar lëndë nga shkrimet në media.

Dimitrovska tha se tashmë janë drejtuar në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe kanë kërkuar informacion se kush ka udhëtuar së bashku me kryeministrin në Uashington, gjegjësisht të konfirmohet nëse djali i Mickoskit ka udhëtuar me të në kurriz të buxhetit dhe në çfarë funksioni. Dokumentacioni është dërguar, ndërsa afati për përgjigjen e institucioneve, shtoi ajo, është 15 ditë.

Ndryshe, LSDM-ja opozitare para disa ditëve ka reaguar në lidhje me dyshimet nëse djali i kryeministrit Hristijan Mickoskit, Jovani, ka udhëtuar në Uashington me paratë e shtetit.

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar, duke theksuar se djali i kryeministrit nuk ka qenë pjesë e delegacionit të vendit në Samitin e NATO-s, përkundër asaj se kryeministri ka pasur mundësi të marrë një anëtar të familjes në delegacionin shtetëror.