Drejtoria e Burgjeve miratoi lejen për Belerin për t’u betuar në PE

Drejtoria e burgjeve miraton lejen për Fredi Belerin për të marrë pjesë në Parlamentin Evropian, për t’u betuar si eurodeputet, raporton EuroNews. Beleri pritet të dalë nesër nga qelia, pasi leja për të nis që të hënën në orën 10:00. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se leja për Belerin do të jetë 5 […]

Drejtoria e Burgjeve miratoi lejen për Belerin për t’u betuar në PE
Fredi Beleri, Kiryakos Mitsotakis. Foto nga profili në Facebook i Belerit

Drejtoria e burgjeve miraton lejen për Fredi Belerin për të marrë pjesë në Parlamentin Evropian, për t’u betuar si eurodeputet, raporton EuroNews.

Beleri pritet të dalë nesër nga qelia, pasi leja për të nis që të hënën në orën 10:00.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se leja për Belerin do të jetë 5 ditore, dhe do të shoqërohet nga efektivët e burgjeve.

Fredi Beleri do të betohet eurodeputet më datë 15 korrik. Ai pretendoi se kishte kryer 4/5 e dënimit.

Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet si kandidat i partisë Demokracia e Re në Greqi.