Zyrtare: Xherdan Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës. Shaqiri ka kaluar në të gjitha grupmoshat me Zvicrën, ndërsa debutimin me ekipin e parë të ‘Helvetikëve’, 32-vjeçari e kishte bërë më datë 3 mars të vitit 2010. Në 125 […]

Zyrtare: Xherdan Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës.

Shaqiri ka kaluar në të gjitha grupmoshat me Zvicrën, ndërsa debutimin me ekipin e parë të ‘Helvetikëve’, 32-vjeçari e kishte bërë më datë 3 mars të vitit 2010.

Në 125 paraqitje sa i ka pasur gjithsej me Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 32 gola ndërsa numëron edhe 34 asistime.

Kujtojmë që Shaqiri mban rekordin si lojtari i parë që ka shënuar në gjashtë turnetë e mëdha të fundit.

Njoftimi i plotë i Shaqirit:

Shtatë gara, shumë gola, 14 vite me ekipin A të kombëtares së Zvicrës dhe momente të paharrueshme.

Koha që t’i them lamtumirë kombëtares. Kujtimet e mira do të mbesin dhe për këtë mund t’iu them të gjithëve: Faleminderit.