Presidencialet në SHBA, Trump përzgjedh JD Vance si kandidat për nënpresident

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Bowman si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti. Ish-kapitalisti 39-vjeçar, dikur kritik i zotit Trump, do të bëhet zëvendës president nëse fiton zgjedhjet e nëntorit. Duke shpallur zotin [...]Read More...

Presidencialet në SHBA, Trump përzgjedh JD Vance si kandidat për nënpresident

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Bowman si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ish-kapitalisti 39-vjeçar, dikur kritik i zotit Trump, do të bëhet zëvendës president nëse fiton zgjedhjet e nëntorit.

Duke shpallur zotin Vance si kandidatin e tij kandidat, Trump shkruan në platformën e tij “Truth Social”, se “Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shtetet e Bashkuara janë senatori JD Vance i Shtetit të Madh të Ohajos.”

Trump shtoi se Vance do të bëjë “çdo gjë që mundet për të më ndihmuar që ta bëj Amerikën së madhe sërish”.

/abcnews.al